Egnatia do të tentojë sot në Dublin të hedh gurin e themelit për të kaluar turin e tretë të kualifikues të Europa League. Trajneri Nevil Dede shfaqet optimist duke theksuar frymën në ekip. megjithatë janë dy mungesa që i shkaktojnë dhimbje koke përballë Shamrock Rovers. Ish-kapiteni Arbenit Xhejmali, zyrtarisht i larguar nga rrogozhinasit dhe sulmuesi Bakajoko i dëmtuar.
“Shamrock, ekip që stilin e ka në futbollin britanik, duan që tw shfrytwzojnw sidomos faktorin fushë dhe një nga elementët kryesorë apo gjëja më kryesore që skuadrës i kemi transmetuar, nuk duhet që ata t'i ushqejmë entuziazmin e stadiumit dhe tifozëve të tyre. Pra duhet të marrim një ndeshje nën kontroll dhe ritmin e ndeshjes, që entuziazmi i tyre të bie dhe pastaj ne të komandojmë dinamikat dhe situatat gjatë lojës”, tha Dede.
Barazimi dhe në rastin më të mirë fitorja sot në orën 21:00 do të ishin shansi më i mirë për Deden që më pas do të tentojë të ndërtojë muret në përballjen e kthimit në Rrogozhinë pas një jave. (A2 Televizion)