E ardhmja e Vinicius Junior është kthyer në një nga çështjet më të nxehta të merkatos te Real Madrid. Klubi madrilen i ka bërë të qartë brazilianit se koha e pritjes ka marrë fund: ose pranon ofertën e fundit për rinovimin e kontratës, ose do të nxirret në shitje këtë verë.
Kontrata aktuale e Vinicius skadon në verën e vitit 2027, çka do t'i lejonte atij të negocionte si lojtar i lirë me klube të tjera duke nisur nga janari i ardhshëm. Pikërisht këtë skenar kërkon të shmangë presidenti Florentino Perez, i cili nuk dëshiron të rrezikojë humbjen falas të një prej yjeve të skuadrës.
Pengesa kryesore mbetet bonusi i firmës dhe kushtet financiare. Sipas raportimeve, Real Madrid nuk është i gatshëm të thyejë strukturën e pagave, pavarësisht rolit të rëndësishëm të Vinicius në ekip. Nga ana tjetër, kampi i lojtarit kërkon një paketë ekonomike më të favorshme.
Ndërkohë, interesi i Arsenalit vazhdon të monitorojë situatën, megjithëse drejtuesit e Real Madrid mbeten optimistë se mund të arrihet një marrëveshje për rinovimin. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e brazilianit, në një sagë që mund të ndryshojë ekuilibrat e merkatos europiane. (A2 Televizion)