Dueli me Shamrock Rovers, Egnatia “e copëtuar” para Europës

Nga Dea Kozma
2 Gusht 2026, 18:14 | Futboll

Egnatia e coptuar para ndeshjes së rëndësishme ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers. Me ëndrrën që për herë të parë të shkojë në grupet e Europa League, rrogozhinasit duket se nuk i ka buzëqeshur fati. Pasi u eliminuan me penallti nga sllovenët e Celja në Champions League, tani i pret një tjetër ndeshje e vështirë ndaj ekipit irlandez, Shamrock Rovers, në turin e  tretë të Europe League.

Mirëpo tekniku Nevik Dede, duhet të bëjë llogaritë pa një prej lojtarëve më të rëndësishem në skuadër. Kapiteni Arbenit Xhemajjli është larguar nga Egnatia, pas ndeshjes me Celjen  duke krijuar një gropë të madhe në qendër të mbrojtjes. Megjithatë në arkat e rrogozhinasve janë derdhur 100 mijë euro nga mbrojtësi që ka zgjedhur Malajzinë për të vijuar karrierën e tij.

Sikur të mos mjaftonte kjo, dhimbjet e kokës për trajnerin Nevil Dede vijojnë.. Ylli i sulmit rrogozhinas,  Bakajoko do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe mungesa e tij do të ndihet për një kohë të gjatë. Sulmuesi ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, si edhe dëmtim të pjesshëm të meniskut anësor. Lajmin e ka dhënë vetë faqja zyrtare e klubit që me anë të një postimi qartësoi tifozët për gjendjen e futbollistit.

Dueli Shamrock Rovers- Egnatia, i vlefshëm për turin e trete ne Europa League do të luhet të martën në orën 21;00 në Irlandë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos