Futbollisti veteran gjerman është në një lidhje me 26-vjeçaren Theresa Sommer, duke shkaktuar edhe një herë shumë komente për diferencën në moshë me partneren e tij.
Një karrierë e gjatë dhe e lavdishme futbollistike me Borussia Monchengladbach, Bayern Munich, Inter dhe Kombëtaren Gjermane, me tituj dhe çmime të panumërta.
Një jetë personale në përpjesëtim të zhdrejtë me atë në futboll, me pesë martesa dhe po aq divorce.
Në moshën 64-vjeçare, kampioni i botës me Gjermaninë, Lothar Matthaus, duket se i ka përjetuar të gjitha, por ai tregon se ka ende kapituj të tjerë për të shkruar, veçanërisht në jetën e tij personale.
Gruaja e tij e parë, Silvia, i dha dy vajza (Alisa dhe Viola), ndërsa e dyta (Lolita) i dha djalin Loris, dhe pas martesës së tretë me serben Marianna (pa fëmijë), ai nisi romancën me ukrainasen Kristina (ajo ishte 21 vjeç dhe ai 47 vjeç kur u martuan në Las Vegas), vetëm për t'u divorcuar përsëri pas dy vitesh. Ndërkohë, në vitin 2014 ai u martua me rusen Anastasia Klimko, me të cilën pati edhe një djalë.
Klimko, me të cilën u divorcua në vitin 2021, ai mbante gjithashtu rekordin për diferencën në moshë pasi ajo ishte 27 vjet më e re se Matthaus, por ky rekord tani është thyer.
Në këto katër vite, Matthaus kishte qenë i lidhur me partnerë të ndryshëm, por tani ai është zyrtarisht çift me Teresa Sommer, me të cilën është parë së fundmi në resortin e skive në Ischgl të Austrisë.
Vajza e re, përveç karrierës së saj si modele, ka studiuar Ekonomi dhe Administrim Biznesi, por edhe pse 26-vjeçare po tregon se dashuria nuk njeh moshë, teksa konfirmon lidhjen e dashurisë me 64-vjeçarin Matthaus.
Kur u kapën nga gazetarët e showbiz-it ata konfirmuan në mënyrë indirekte lidhjen e tyre duke thënë: "Ne erdhëm për ski, dhe pjesa tjetër është çështje private". (A2 Televizion)