“Çmendet” Presidenti i Pogradecit, premton shpërblim marramendës për fitoren ndaj Tiranës

Nga Artin Halili
2 Maj 2025, 17:29 | Futboll

“Çmendet” Presidenti i Pogradecit, premton shpërblim

“Çmendet” presidenti i Pogradecit. Në prag të ndeshjes së “play-out”-it mes Tiranës dhe ekipit liqenor, numri një i klubit të Pogradecit, Armand Lilo, ka vendosur në dispozicion të ekipit 100 mijë euro në rast kualifikimi për në Superiore.

Pasi kanë arritur të kalojnë me sukses dy ndeshjet e “play-off”-it, pogradecarët kanë ndalesën e fundit që i mban larg elitës së futbollit shqiptar. Ndaj, edhe për këtë, Presidenti Lilo ka vendosur të bëjë një sakrificë të tillë. Një shumë që nuk është parë më herët në këtë nivel të futbollit shqiptar, shkruan A2.

Ky shpërblim vjen si një premtim i dhënë nga vetë Lilo në momentin kur ka privatizuar ekipin e Pogradecit, kur ai ka deklaruar se shumë shpejt Pogradeci do të jetë në kategorinë e më të mirëve.

Në këtë fazë të fundit të kampionatit, Pogradeci ka mundur të kalojë Burrelin dhe Besën, teksa ndaj Tiranës është finalja më e madhe e sezonit. Ndaj, edhe për ta karikuar në maksimum ekipin, numri një i klubit ka bërë gati premion marramendëse për sigurimin e një vendi në elitë për sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos