Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, 3 ndeshje në një javë

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 11:15 | Futboll

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, 3 ndeshje në

Tri ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët e mbetura në Kategorinë Superiore.

Duke nisur nga java e 34-të e deri në javën e 36-të të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Ndeshjet e javës së 34-të do të luhen më datë 4 maj në orën 16:00, ndërsa java e 35-të do të zhvillohet e gjitha në mesjavë më datë 8 maj në orën 16:00.

Java e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet më datë 11 maj po në orën 16:00. Pas përfundimit të javës së 36-të, FSHF do të organizojë hedhjen e shortit për “Final 4”, ku do të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinaliste.

Të gjitha ndeshjet e “Final 4” do të luhen në stadiumin Arena Kombëtare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos