“Pirati" Murriqi rikthehet te goli

Nga A2 CNN
28 Prill 2024, 15:30 | Futboll

I janë dashur vetëm 12 minuta në fushë, sulmuesit kosovar Vedat Murriqi për të gjetur golin në sfidën që ishullorët e Mallorca po luajnë përballë Cadiz.

Pas një periudhe të gjatë krize përpara portës, “Pirati” është zhbllokuar, duke shndërruar në një gol spektakolar me kokë, asistin perfekt të Valjent.

Për sulmuesin kosovar ky ishte goli i gjashtë këtë kampionat, ndërsa ka asistuar në dy raste shokët e ekipit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos