Myrto Uzuni ka gjetur golin e 11 sezonal në kampionatin spanjoll. Sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e dytë të ndeshjes së fituar 3-0 nga Granada ndaj Osasunës.
Në nisjen e pjesës së dytë, në minutën e 48, Myrto Uzuni gjeti rrugën e rrjetës me të majtën, duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje tokazi.
Sulmuesi kuqezi u shpall edhe lojtari i ndeshjes falë paraqitjes së tij të shkëlqyer.
Pas javës së 33-të, Granada renditet në vendin e 19 në LaLiga, me 21 pikë.
(A2 Televizion)