Arbitri i derbit Partizani-Tirana, Eldorian Hamitaj, së bashku me ndihmësit e tij, është goditur me gota birre pas përfundimit të ndeshjes së fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-1.
Ndeshja përfundoi me 14 kartonë të verdhë (7 për secilin ekip) dhe 2 kartonë të kuq (1 për secilin ekip), gjë që duket se nuk i ka pëlqyer tifozëve, të cilët pakënaqësinë e tyre e shprehën në këtë mënyrë ndaj arbitrit kryesor.
(A2 Televizion)