Nedim Bajrami shënon golin e parë në kampionatin skocez

Nga Dea Kozma
31 Tetor 2024, 16:34 | Futboll

Nedim Bajrami shënoi golin e parë në kampionatin skocez me fanellën e Rejnxhërs. Fantazisti i kombëtares gjeti rrugën e rrjetës me një gol të bukur në ndeshjen ndaj Aberdin ndonëse në fund ekipi i tij nuk arriti të dalë me pikë nga kjo sfidë.

Bajrami nxori në pah klasin e tij teksa në minutën e 63-të, goditi nga brenda zonës dhe me një  diagonale mposhti portierin kundërshtar, shkruan A2.

Ky ishte goli i parë i Bajramit në kampionatin skocez teksa më herët 25-vjeçari ka shënuar në Ligën e Europës kundër Malmos. Aktualisht Rejnxhërs është në kuotën e 19 pikëve në vendin e tretë në Skoci, 9 pikë larg kryesueseve të Selltik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos