Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve në mënyrën më të mirë të mundshme teksa triumfoi 2-1 ndaj Ukrainës në Pragë.
Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme kuqezinjtë bënë një hap pas duke u mposhtur 1-0 ndaj Gjeorgjisë në shtëpi,siç shkruan A2.
Tashmë, pas këtyre dy ndeshjeve, Kombëtarja do të kthehet të luajë në tetor dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë (20:45), ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor, Shqipëria do të luajë sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë (18:00).
Dy ndeshjet e fundit të grupit të Ligës së Kombeve, Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë, më datë 16 (20:45), ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor, ndaj Ukrainës (20:45).
(A2 Televizion)