Pas largimit të Qatip Osmani , në Shkodër kane zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri dhe ai është Thomas Brdaric, një emër i njohur dhe shumë i dashur për tifozerinë shkodrane.
Tekniku gjermano-kroat ishte në krye të kuqebluve në sezonin 2020-2021, ku fitoi dhe Kupën e Shqipërisë pas një futbolli të bukur dhe shumë tërheqës.
Ai do te nis sot përgatitjet me skuadrën pasi do te debutoje ne fundjave ne një ndeshje shume te rëndësishme, siç është ajo përballë Egnatias.
Aktualisht Vllaznia mban vendin e dytë me 52 pikë ndërsa mbetet një nga ekipet kryesore për të fituar titullin kampion këtë sezon. (A2 Televizion)