Partizani “abonohet” me barazimin

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 19:23 | Futboll

Partizani “abonohet” me barazimin

Partizani regjistroi barazimin e katërt radhazi në kampionat, këtë herë duke u ndalur në shifrat 1-1 në “Niko Dovana” nga Teuta.

Durrsakët e Edi Martinit arritën të shënonin të parët, në minutën e 24, me anë të Ergys Peposhit, i cili me një diagonale të bukur nga brenda zone gjeti rrjetën dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Në pjesën e dytë, Partizani barazoi në minutën e 75, me Albers Kekon, autorin e golit edhe në derbi.

Teuta ishte më kërkuese në vijim, por nuk arriti dot që të realizonte golin e fitores. Ekipi bregdetar mbetet i fundit në renditje edhe pas kësaj sfide, në kuotën e 14 pikëve.

Ndërkohë, Partizani mbetet në vendin e dytë, 3 pikë pas Egnatias kryesuese.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos