All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Padi ndaj mbrojtësit të Bayern Munchen se përkrahu palestinezët

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 20:56 | Futboll
All - Paragraf - 1

Padi ndaj mbrojtësit të Bayern Munchen se përkrahu

Noussair Mazraoui, mbrojtës i Bayern Munchen, ishte objektivi i një kallëzimi penal nga kreu i komunitetit gjermano-izraelit, Volker Beck.

All - Paragraf - 3

Padia vjen pas fjalëve të Mazraouit gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe, sipas Presidentit të komunitetit, ato përkrahin sulmin e grupit palestinez.

Lojtari maroken publikoi në rrjetet sociale fjalët “Zot, ndihmo vëllezërit tanë palestinezë të arrijnë fitoren”.

Beck kritikoi gjithashtu sjelljen e Bayernit, të cilën ai e konsideroi “për të ardhur keq”.

All - Paragraf - 6

Kujtojmë se lojtari është pezulluar nga klubi bavarez, por tashmë është rikthyer në skuadër, çka e shtyu kreun e komunitetit izraelit të deklarojë se “nuk ka pasur pasoja”, ndonëse shpreson se “drejtësia do të hapë sytë ndaj përgjegjësive të klubit”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos