Partizani e Tirana fitojnë, ngec Vllaznia

Nga Erald Kodhelaj
1 Nëntor 2023, 19:14 | Futboll

Partizani e Tirana fitojnë, ngec Vllaznia

Java e 11-të e Kategorisë Superiore konfirmoi Partizanin si skuadrën e golave në shtesë, riktheu Tiranën te fitorja dhe zyrtarizoi krizën e Vllaznisë.

Të kuqtë mposhtën 1-0 Laçin me golin e Gjelbrim Taipit në minutën e 94 dhe mbeten në krye të renditjes, përkrah Egnatias.

Tiranës i mjaftoi Florent Hasani, që me nga një gol në secilën pjesë të lojës vulosi suksesin 2-0 përballë Teutës. Bardheblutë u kthyen te fitorja që mungonte prej tre javësh.

Vllaznisë nuk i mjaftoi largimi i Memellit dhe emërimi në stol i Qatip Osmanit. Shkodranët u frenuan në barazim 1-1 nga Erzeni, me golin e shpejtë të Bekim Balajt që nuk mjaftoi. Ky rezultat bën që Vllaznia të ketë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos