Bajrami në stol, Sassuolo nuk arrin të fitojë

Nga Erald Kodhelaj
11 Nëntor 2023, 10:21 | Futboll

Bajrami në stol, Sassuolo nuk arrin të fitojë

Sassuolo nuk di të fitojë pa Nedim Bajramin në fushë. Me fantazistin shqiptar që qëndroi në stol, sfida me Salernitanën përfundoi në barazim 2-2.

Miqtë shënuan dy herë në 17 minutat e para të lojës, por dy gola nga norvegjezi Thorstvedt evituan humbjen e Sassuolos.

Në takimin tjetër, Genoa mposhti 1-0 Veronën, duke i shkaktuar humbjen e pestë me radhë. Dueli i mbijetesës u vendos nga goli i mbrojtësit Dragushin, përpara pushimit të lojës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos