Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e prapambetur kualifikuese me Izraelin, që do të luhet këtë të diel.
Me futbollistin që do të jetë i angazhuar gjatë fundjavës në Serie A, Napoli i kërkoi Federatës së Futbollit të Kosovës, që të mos e grumbullonte.
Kërkesa e kampionëve të Italisë u pranua, duke bërë që Rrahmani të luajë kundër Empolit, në derbin kundër shqiptarëve të tjerë, Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.
Prezenca e 29-vjeçarit cilësohet tejet e rëndësishme për Napolin, që kërkon të kthehet te fitorja dhe të largojë tensionin pas hapit fals në Champions kundër gjermanëve të Unionit të Berlinit. (A2 Televizion)