Për një skuadër të Kategorisë Superiore që bindi në fushë, Partizani, ekipi tjetër i mbetur në arenën ndërkombëtare ka zhgënjyer.
Të kuqtë u thyen me rezultatin 2 me 0 në Gjeorgji përballë Iberias. Përballja e luajtur në Tbilisi ka bërë që skuadra e Shehit ta shohë veten me një këmbë jashtë kupave të Europës.
Nonikashvili me penallti në pjesën e parë dhe rrjeta e Sylas në minutën e 57-të vulosën suksesin e vendasve. Te Partizani ndikoi edhe kartoni i kuq për Rrapajn, me demat që u detyruan të luanin për një pjesë loje në inferioritet numerik.
Të kuqtë akuzuan arbitrimin dhe episodet kundër në këtë ndeshje dhe tashmë kanë misionin e vështirë të përmbysjes pas një jave në Elbasan Arena. (A2 Televizion)