Partizani del me barazim nga Estonia

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 21:14 | Futboll

Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League.

Vendasit e nisën ndeshjen duke rrezikuar menjëherë portën e të kuqve, shkruan A2.

Ekipi i Gegës u përgjigj duke iu afruar golit pak më vonë, me anë të dyshes Keko-Skuka.

Pjesa e dytë filloi me gol për Nomme Kalju, me Manilën që dërgoi topin në rrjetë. Gjithsesi, Partizani reagoi shpejt dhe vendosi ekuilibrat me Skukën.

Skuadra e kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që luhet pas disa ditësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos