Pas dënimit të tifozëve, Tirana zbret në fushë kundër Egnatias me shpresa nga Apeli

Nga Erald Kodhelaj
2 Nëntor 2024, 20:26 | Futboll

Pas dënimit të tifozëve, Tirana zbret në fushë

Ecuria jo e mirë në kampionat apo kalendari i ngjeshur ka bërë që Tirana të mendojë në disa fronte.

Përpos luftës në kampionat dhe ndeshjes së radhës me Egnatian kryesuese, bardheblutë mendojnë edhe për të zbutur dënimin e Disiplinës, që e dënoi klubin me zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri në fund të sezonit.

Reagimi i parë zyrtar i bardhebluve erdhi nga trajneri Shkëmbi. Për sa i takon ndeshjes, bardheblutë e kanë të qartë që nevojitet vetëm fitorja përballë kampionëve në fuqi. Të dy ekipet kërkojnë pikën e kthesës së sezonit.

Këtë të dielë luhen edhe sfidat Elbasani-Dinamo në orën 14 dhe Vllaznia-Skënderbeu në 17:00.

Java e 12-të e Superiores mbyllet me përballjet e të hënës, Bylis-Laçi dhe Partizani-Teuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos