Një brazilian do të fitojë Topin e Artë pas 17 vjetëve. Në Spanjë janë të bindur te suksesi i Vinicius Junior. Sipas gazetës “Marca”, sulmuesi do të jetë pasardhësi i Leo Messit për trofeun prestigjoz.
Ai pritet të fitojë garën me shokët e skuadrës te Reali, Carvajal, Bellingham e Mbappe, por edhe me Rodrin. Hera e fundit që një futbollist brazilian ka fituar çmimin më të rëndësishëm individual të “France Football” ka qenë në vitin 2007.
Atëherë triumfoi Ricardo Kakà dhe prej atij viti nisi dominimi i dyshes Lionel Messi, me 8 Topa të Artë dhe Cristiano Ronaldo me 5. Dueli i tyre u ndërpre vetëm në dy raste, në vitin 2018 nga Modric dhe në 2022 nga Benzema.
Sezonin e kaluar, Vinicius fitoi si protagonist Champions-in dhe titullin në La Liga. Këtë edicion e nisi me triumfin në Superkupën e Europës përballë Atalantës dhe Superkupën e Spanjës. Ai u transferua në Bernabeu në vitin 2018, kur ishte vetëm 17-vjeçar dhe Reali i Madridit pagoi 45 milionë euro te Flamengo.
Gjatë këtyre viteve u shndërrua në pikën e referimit dhe yllin e skuadrës, rol të cilin e ka edhe në përfaqësuesen braziliane. Më 28 tetor do të jetë Vinicius Junior protagonisti i madh i mbrëmjes gala në Paris. (A2 Televizion)
Vjen konfirmimi nga Spanja: Vinicius Junior do të fitojë “Topin e Artë” 2024
