Pas Shqipërisë, Kosova i jep goditjen e fundit Serbisë për ëndrrën e Botërorit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 15:08 | Futboll

Pas Shqipërisë, Kosova i jep goditjen e fundit Serbisë për

Serbia ka marrë një goditje të rëndë në shpresat e saj për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë. Sipas analizës më të fundit të platformës “Football Meets Data”, ky rezultat ka bërë që gjasat e Serbisë për të përdorur biletën e Ligës së Kombeve për “playoff”-et e Botërorit të bien në vetëm 0.2%, praktikisht duke i shuar shpresat për një rrugë alternative drejt fazës finale të turneut.

Sipas raportit të publikuar më 13 tetor 2025, Kosova me fitoren e saj në Suedi ka ndryshuar ndjeshëm balancat në renditjen e mundshme të ekipeve që mund të përfitojnë nga biletat e Ligës së Kombeve për “playoff”-et. Në këtë listë, vende si Suedia (99%), Maqedonia e Veriut (64%), dhe Irlanda e Veriut (70%) janë aktualisht ndër kandidatët kryesorë për t’i përdorur ato. Ndërkohë, Serbia renditet në vendin e 20-të, me pothuajse asnjë shans për të përfituar nëse nuk arrin të mbyllë grupin e saj eliminator në vendin e dytë.

Football Meets Data vlerëson se Serbia ka vetëm 21% mundësi për të përfunduar e dyta në grupin e kualifikueseve, çka e bën rrugën drejt Botërorit pothuajse të pamundur. Kjo situatë vjen pas një serie rezultatesh të dobëta dhe pas humbjeve në ndeshje vendimtare, përfshirë edhe humbjen ndaj Shqipërisë në shtëpi.

Pas Shqipërisë, Kosova i jep goditjen e fundit Serbisë për

Në anën tjetër, fitorja e Kosovës ndaj një rivali të fortë si Suedia jo vetëm që rrit moralin e “Dardanëve”, por gjithashtu ka një efekt të drejtpërdrejtë në uljen e shanseve të Serbisë për pjesëmarrje në Botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos