Formacioni/ Shqipëria ndryshon fytyrë përballë Jordanisë, Sylvinho bën 7 ndryshime

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 18:06 | Futboll

Formacioni/ Shqipëria ndryshon fytyrë përballë

Me 7 ndryshime në formacionin titullar do ta nisë Shqipëria miqësoren e sotme përballë Jordanisë, që luhet duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Tekniku Silvinjo ka vendosur të lërë në stol për të pushuar 7 nga futbollistët që zbritën në fushën e Leskovcit për të mundur Serbinë, mes tyre edhe golashënuesin Rey Manaj.

Nga ai formacion i fitores historike, vetëm Kristjan Asllani, Mario Mitaj, Julian Shehu dhe kapiteni Berat Gjimshiti do të zbresin sot në fushë nga minuta e parë.

Formacioni i Shqipërisë: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos