"Kosova e jashtëzakonshme", Kurti uron përfaqësuesen: Rezultat historik ndaj Suedisë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 00:01 | Futboll

"Kosova e jashtëzakonshme", Kurti uron përfaqësuesen:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një postim në Facebook uroi "Dardanët" për fitoren e madhe në transfertë ndaj Suedisë, që i afron me "play off"-in e Botërorit.

"Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve!", shkruan Kurti në rrjetin social.

Djemtë e trajnerit Franko Foda shkëlqyen edhe njëherë përballë Suedisë së yjeve si Isak dhe Gyokeres, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në Goteborg.

Para mbi 30 mijë tifozëve vendas, Kosova doli fituese me golin e Fisnik Asllanit, shënuar në minutën e 32’ të sfidës.

Me këtë fitore Kosova ngjitet në vendin e dytë në grupin B kualifikues, ku prin Zvicra, e cila u ndal në një barazim pa gola mbrëmjen e sotme përballë Sllovenisë.

Helvetët kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, Kosova e vendit të dytë ka 7 pikë, 4 më shumë se Sllovenia e vendit të tretë. Tabelën e mbyll Suedia, e cila ka zhgënjyer tifozët e saj, duke marrë vetëm 1 pikë në këtë fushatë eliminatoresh.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos