Pas Shqipërisë, e cila korri një fitore historike në Leskovc përballë Serbisë dhe ju afrua më shumë se kurrë fazës play off të Botërorit, i takonte Kosovës të bënte mrekullinë e radhës.
Djemtë e trajnerit Franko Foda shkëlqyen edhe njëherë përballë Suedisë së yjeve si Isak dhe Gyokeres, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në Goteborg.
Para mbi 30 mijë tifozëve vendas, Kosova doli fituese me golin e Fisnik Asllanit, shënuar në minutën e 32’ të sfidës.
Me këtë fitore Kosova ngjitet në vendin e dytë në grupin B kualifikues, ku prin Zvicra, e cila u ndal në një barazim pa gola mbrëmjen e sotme përballë Sllovenisë.
Helvetët kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, Kosova e vendit të dytë ka 7 pikë, 4 më shumë se Sllovenia e vendit të tretë. Tabelën e mbyll Suedia, e cila ka zhgënjyer tifozët e saj, duke marrë vetëm 1 pikë në këtë fushatë eliminatoresh. (A2 Televizion)