Dosja “McGonigal”, Dumani: Kemi hetuar në Shqipëri, presim vendime gjyqësore nga jashtë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 18:34 | Aktualitet

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso edhe për çështjen McGonigal.

Kaso kërkoi të dijë ecurinë e hetimeve dhe Dumani tha se ndodhemi në fazën e hetimit paraprak, por përveç hetimeve në territorin e Shqipërisë, po priten sipas tij vendime gjyqësore nga SHBA për ish-agjentin e FBI-së.

Sa i takon çështjes që ju e quani çështje McGonigal për atë e kam bërë publik deklarimin tim. Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar por patjetër që për hetimin e çështjeve është e nevojshme edhe ndihma juridike nga autoritete gjyqësore të huaja dhe ne jemi dhe në pritje të përgjigjes nga autoritetet gjyqësore të huaja të cilave i jemi drejtuar me kërkesë për ndihmë juridike”, deklaroi Dumani. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos