Kane më në fund fiton një trofe, Bayern shpallet kampion i Gjermanisë

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 09:33 | Futboll

Kane më në fund fiton një trofe, Bayern shpallet kampion i

Harry Kane ka fituar më në fund trofeun e parë të karrierës së tij si futbollist, pasi Bayern Munchen siguroi titullin kampion të Bundesliga-s. Barazimi dramatik 3-3 i Leipzig ndaj Bayernit të shtunën vonoi festimet, por barazimi i Bayer Leverkusen të dielën kundër Feiburg shpalli zyrtarisht Bayern-in kampion për herë të 34-të në historinë e klubit.

Kane, i cili mungoi në ndeshjen kundër Leipzig për shkak të një ndëshkimi me karton të verdhë, e ndoqi ndeshjen nga tribuna, me shpresën për të festuar me skuadrën, por goli i Yussef Poulsen në minutën e 94-të shtyu gjithçka për të dielën. Megjithatë, ai pritet të rikthehet në fushë në ndeshjen e ardhshme ndaj Borussia Monchengladbach, ku Bayern do të festojë titullin me tifozët në “Allianz Arena”.

Kane ka qenë vendimtar këtë sezon, duke kryesuar listën e golashënuesve në Gjermani me 24 gola. Pas 15 vitesh si profesionist dhe pasi la Tottenham dy vite më parë, ai më në fund ka arritur të fitojë një titull të madh. Kjo është gjithashtu një arritje e madhe për trajnerin Vincent Kompany, i cili fiton trofeun e parë të rëndësishëm si trajner.

Në të njëjtën kohë, edhe Eric Dier - ish-bashkëlojtar i Kane tek Anglia dhe Tottenham - shijon trofeun e tij të parë në karrierë. Pas zhgënjimit të sezonit të kaluar, kur Bayer Leverkusen dominoi ligën, Bayern rikthen titullin në Mynih.

Ky është një moment historik për Kane, i cili më parë ka humbur finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Kupës së Ligës, si dhe finalen e Kampionatit Europian me Anglinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos