Juventus dhe Bologna e kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën e javës së 35-të në Serinë A.
Kefren Thuram shënoi i pari për bardhezinjtë në minutën e 9 të takimit, ndërsa Freuler barazoi në minutën e 54.
Me këtë rezultat, lufta për vendin e katërt, i fundit i zonës Champions, është e ndezur në Itali. Aktualisht, vendi i katërt mbahet nga Juventusi, me po aq pikë sa Roma dhe Lazio, që kanë golavarazh më të keq se "Zonja e Vjetër".
Pas tyre vjen Bologna me 1 pikë më pak. (A2 Televizion)