Dinamo e mbyll me një trofe, Vllaznia në finale të Kampionatit

Nga A2 CNN
4 Maj 2025, 22:31 | Futboll

Dinamo e mbyll me një trofe, Vllaznia në finale të Kampionatit

Vllaznia ka mposhtur Dinamon 2-1 në gjysmëfinalen e “Final 4” të Kategorisë Superiore, duke rrëmbyer e para biletën e finales së madhe.

Shkodranët e vulosën sfidën me 2 penallti të kthyera në gol nga Bekim Balaj në pjesën e parë të sfidës. Ndërkohë, goli i vetëm i Dinamos u shënua nga Itodo në nisjen e pjesës së dytë.

Pas sfidës, drejtori i Dinamos Ermal Barushi, ka sulmuar gjykimin. “Uroj të gjithë tifozët shkodranë në thelb sepse kanë marrë emocionet e veta, por e para doja të thoja, siç e patë kishim 11 luanë dhe u munduam të harxhonim të gjitha energjitë tona për të nderuar kompeticionin.

Një element që i gjithë opinioni ka mbetur i zhgënjyer, ishte arbitri i ndeshjes, nëse do kishte një lojtar të dobët, ai do ishte më i dobëti. Vërtetë u hodh shorti, por të mos japësh ato dy penallti, një në pjesë të parë dhe një në të dytë”, tha Barushi.

Në këtë mënyrë, Dinamo e mbyll sezonin me trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Vllaznia tashmë do të presë duelin Partizani-Egnatia për të njohur kundërshtarin e finales së madhe të këtij sezoni në Kategorinë Superiore.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos