Merr fund ankthi i Tiranës, qëndron në Superiore pas një gol në fund ndaj Pogradecit

Nga A2 CNN
4 Maj 2025, 20:20 | Futboll

Merr fund ankthi i Tiranës, qëndron në Superiore pas një gol

Tirana do të jetë edhe sezonin e ardhshëm mes më të mirave të futbollit shqiptar. Bardheblutë, edhe pse me vështirësi kanë arritur të fitojnë ndeshjen e play off-it ndaj Pogradecit me një gol të realizuar në fundin e sfidës së luajtur në “Elbasan Arena”.

Bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit. Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.

Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi. Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos