Tirana ka përforcuar sulmin me Admir Bajroviç. Futbollisti është prezantuar nga klubi bardheblu përmes një postimi në rrjetet sociale.
"Klubi i Futbollit Tirana njofton se sulmuesi suedez Admir Bajroviç është afrimi më i ri në skuadër! Sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur në skuadra të njohura në Suedi, Holandë, Rumani e Greqi. Bajroviç ka qenë gjithashtu pjesë e Suedisë U17 dhe Suedisë U18! Klubi i Tiranës i uron Bajroviç mirëseardhje në kampionatin shqiptar dhe suksese me fanellën bardh’ e blu", lexohet në njoftimin e KF Tirana.
(A2 Televizion)