Barcelona humb derbin dhe i dorëzon kryesimin Realit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 23:51 | Futboll

Barcelona humb derbin dhe i dorëzon kryesimin Realit

Pas shkatërrimit 4-0 në Kupën e Mbretit nga Atletico Madrid, Barcelona ka pësuar të hënën një tjetër goditje të rëndë, pasi humbi 2-1 derbin ndaj Girona dhe i dorëzoi kreun e renditjes rivalëve të Real Madrid.

Në pjesën e parë, Lamine Yamal shpërdoroi një penallti, duke goditur shtyllën.

Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi me anë të Cubarsi, por Lemar barazoi shpejt shifrat. Portieri i Barcelonës Garcia u desh të bënte mrekulli të njëpasnjëshme, por nuk kishte çfarë të bënte ndaj gjuajtjes së Beltran, pak minuta nga fundi i ndeshjes.

Me këtë humbje, Barcelona mbetet 2 pikë pas Realit që e nis javën si kryesues i ri i La Liga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos