
Ylber Ramadani ka shënuar golin e parë të tij në këtë sezon të Serisë A, duke ndihmuar ekipin e Lecces të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në transfertë, ndaj Cagliari.
Mesfushori shqiptar shënoi golin e dytë të fitores 0-2 ndaj rivalit direkt për mbijetesën. Lecce kryesonte 1-0, por në minutën e 76 Ramadani ia bëri më të thjeshtë gjërat ekipit të tij, shkruan A2.
Ramadani mori topin në kufijtë e zonës dhe me një diagonale nga e majta në shtyllën e parë, mposhti portierin Caprile.
Me këtë gol, Ramadani vijon "zakonin" e tij për të shënuar të paktën nga një gol në secilin nga sezonet e mëparshme me Leccen në Serinë A. (A2 Televizion)