Poker fitues, Partizani shkatërron Vllazninë

Nga Erald Kodhelaj
6 Nëntor 2023, 20:03 | Futboll

Poker fitues, Partizani shkatërron Vllazninë

Partizani mbetet forcë e parë e kampionatit së bashku me Egnatian. Të kuqtë mbeten në krye përkrah rrogozhinasve dhe nuk kanë ndërmend të humbasin terren.

Me drejtorin Arbër Abilaliaj në stol kryeqytetasit vazhdojnë të shkëlqejnë dhe këtë e konfirmuan përballë Vllaznisë. Triumf absolut me rezultatin 4-1, me tre gola të shënuar në pjesën e parë nga Rrapaj, Preka dhe Mehmeti.

Barazimi i përkohshëm 1 me 1 me Balajn nuk i shërbeu shkodranëve, teksa Partizani realizoi edhe golin e katërt me Gueye në fillimin e pjesës së dytë të lojës.

Partizani rikthehet në krye me 26 pikë, aq sa ka edhe Egnatia, teksa Vllaznia mbetet në krizë rezultatesh. Kjo ishte humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit për kuqeblutë, me trajnerin Qatip Osmani që ende nuk e ka shijuar fitoren e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos