“Asnjë mbi ligjin!”, Klodian Braho tregon prioritetet: Luftë krimit e korrupsionit, rritje të besimit të publikut te drejtësia

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 19:32 | Kronikë

“Asnjë mbi ligjin!”, Klodian Braho tregon prioritetet:

“Askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”. Këtë synon të garantojë gjatë mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vjeçari Klodian Braho kur u pyet nga BIRN se cilat do të jenë prioritetet e tij kryesore gjatë mandatit të tij në krye të këtij institucioni

“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.

Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos