Prag sfida me Daugavpils, Vllaznia e mbyll me humbje fazën përgatitore në Slloveni

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 17:52 | Futboll

Prag sfida me Daugavpils, Vllaznia e mbyll me humbje fazën përgatitore

Vllaznia është mundur dhe në miqësoren e fundit duke e mbyllur në këtë mënyrë fazën përgatitore në Slloveni. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 2-0 nga rumunët e Petroluli.

Kuqeblutë e nisën keq pasi që në pjesën e parë u ndëshkuan me dy gola. Në minutën e 19, Dumtsios zhbllokoi rezultatin. Një gol që çekuilibroi dhe më shumë shkodranët që vetëm pak më vonë pësojnë dhe golin e dytë. Në minutën e 36′  ishte Radu që dyfishoi shifrat dhe praktikisht vulosi dhe fatin e kësaj miqësoreje.

Në pjesën e dytë, pavarësisht disa mundësive që kuqeblutë kishin, rezultati nuk ndryshoi.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore që shkodranët zhvilluan në fazën përgatitore në Rumani në prag të ndeshjeve europiane.

Në tre ndeshje  miqësore që kuqeblutë zhvilluan në Slloveni, Vllaznia fitoi vetëm njërën minimalisht ndaj rumunëve të Arad dhe nuk mundi të gjëjë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e tjera duke pësuar 6 gola.

Ekipi i Edi Martinit është kthyer në Shkodër  për të vijuar aty tani me përgatitjet e fundit për përballjen ndaj Daugavpils. Dueli i vlefshëm për Conference League është i programuar në datën 10 korrik në stadiumin Elbasan Arena. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos