Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti i Liverpool, Diogo Jota

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 12:16 | Futboll
Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti i

Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik, që i mori jetën yllit të Liverpool-it, Diogo Jota, pasi Lamborghini i tij doli nga rruga në veri të Spanjës.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se një nga gomat e Lamborghinit ka shpërthyer gjatë një parakalimi në autostradën A-52 pranë qytetit Cernadilla, afër Zamorës, në veriperëndim të Spanjës, pranë kufirit me Portugalinë, shkruan A2 CNN.

Makina superluksoze doli nga rruga, u përmbys dhe shpërtheu në flakë pak pas orës 00:30 të mëngjesit të së enjtes. Shërbimet e emergjencës u thirrën menjëherë, por nuk arritën të shpëtonin dy vëllezërit.

Pamje tronditëse tregojnë mbetjet e djegura të supermakinës, e përmbysur në anë të rrugës kryesore, ndërsa ekipet e emergjencës shihen duke hetuar në vendngjarje.

Një video e siguruar nga mediat spanjolle tregon trajektoren e makinës deri në momentin që ajo del nga rruga dhe përplaset duke shpërthyer në flakë. Gjurmët e gomave tregojnë vendin ku Lamborghini doli nga rruga, ndërsa copa të barrierës qendrore janë të shpërndara në tokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos