Enea Mihaj ka vendosur të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te Atlanta United.
Mihaj ka firmosur deri në vitin 2028, me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër.
Mbrojtësi i Kombëtares do të mund të luajë për Atlantën nga data 24 korrik, kur të hapet dritarja e dytë e transferimeve, shkruan A2.
Kësisoj, Mihaj do të përballet me Leo Messin, i cili luan për Inter Miami.
Atlanta e afroi shqiptarin si lojtar të lirë, pasi 26-vjeçari kishte përfunduar kontratën me Famalicao, në Portugali.
(A2 Televizion)