8 skuadra që sfidojnë njëra-tjetrën për trofeun e Botërorit të klubeve. Pas përfundimit të raundit të 16, tani është tabloja e plotë me çiftet që do të luajnë me njëra-tjetrën bë çerekfinale për një biletë më tej.
Në anën e majtë, Palmeiras do të përballet me Chelsea ndërsa Fluminense që bëri surprizën duke eliminuar Interin e pret një tjetër kundërshtar i vështirë si Al Hilali i Simone Inzaghi-t që gjithashtu fitoi kundër gjigandëve anglez të Manchester City-t.
Dueli më i fortë në letër është ai mes Paris Saint Germain dhe Bayern Mynihut. Dy skuadra me ambicie dhe të vendosura për t’i shkuar deri në fund këtij turneu do të matin forcat të shtunën në 5 korrik për një biletë në gjysmëfinale.
Pavarësisht se është fundi i një sezoni të gjatë, emocionet dhe spektakli në këtë supërsfidë janë të garantuara.
Në anën tjetër, çifti që mbyll këtë fazë është Real Madrid Dortmund. Madrilenët që eliminuan Juventusin ndërsa verdhezinjtë që mundën 2-1 meksikanët e Monterrey.
Të gjitha ndeshjet do të luhen këtë fundjavë, të premte dhe të shtunë. (A2 Televizion)