Tragjedi në futboll, ndërron jetë sulmuesi i Liverpool

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 10:24 | Futboll

Tragjedi në futboll, ndërron jetë sulmuesi i Liverpool

Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor.

Aksidenti tragjik për futbollistin 28-vjeçar portugez ka ndodhur në Zamora të Spanjës, në orën 00:30, shkruan A2.

Në makinën ku po udhëtonte lojtari i famshëm ka qenë edhe vëllai i tij 26-vjeçar, Andre, i cili gjithashtu nuk i ka mbijetuar aksidentit.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, makinës Lamborghini me të cilën udhëtonte Diogo Jota i ka shpërthyer goma e pasme në parakalim e sipër. Si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Tragjedia vjen vetëm disa ditë pasi Diogo Jota u martua me partneren e tij që nga viti 2012, Rute Cardoso.

Portugezi u martua në 22 qershor dhe la pas 3 fëmijët që kishte me partneren e tij: 4 vjeç, 2 vjeç dhe 7 muajsh.

 
  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos