Pas përfundimit të fazës së grupeve tani janë përcaktuar dhe 16 ekipet më të mira të këtij Europiane. Dy ditë pushim dhe emocionet nisin sërish të shtunën me takime interesante dhe që garantojnë emocione.
Në orën 18:00, kampionët në fuqi të Italisë përballen ne Zvicrën ndërsa në orën 21:00, Gjermani luan me Danimarkën.
Të dielën do të zbresin në fushë dy superfuqi si Anglia dhe Spanja. kombëtarja e tre luanëve përballet ne Sllovakinë ndërsa iberikët luajnë përballë surprizës së këtij edicioni, Gjeorgjisë. Ndeshje e fortë është ajo e të hënës, ku Franca, një nga pretendentët kryesorë për të fituar këtë europian do të luajë me Belgjikën e Lukakut dhe De Brujn, ndërsa në mbrëmje Portugalia sfidon Sllovenin.
Faza e 1/8 mbyllet në mbrëmje me dy ndeshjet e fundit Rumani-Holandë dhe Austri-Turqi. Në 90 minuta do të vendoset gjithçka, ndërsa në fund shpërndahen 8 bileta për në çerekfinalet e Euro 2024. (A2 Televizion)