Prokuroria nis hetimet, futbollisti i Egnatias, Rafael Dwamena ndërroi jetë në fushën e lojës

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 12:35 | Futboll

Prokuroria nis hetimet, futbollisti i Egnatias, Rafael Dwamena ndërroi

Prokuroria e Durrësit nisi kryesisht hetimet për vdekjen e futbollistit të ekipit të futbollit të Egnatias, Rafael Dwamena.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se janë pyetur stafi mjekësor i Egnatias, spitalit të Rrogozhinës dhe atij të Kavajës.

Gjithashtu, pjesë e verifikimeve mbi shkaqet e vdekjes e futbollistit të Egnatias, do të jetë edhe ekspertiza mjekoligjore që do të hartohet në Tiranë.

Rafael Dwamena humbi jetën në spital, vetëm pak minuta pasi pësoi kolaps në fushë. Futbollisti u transportua me urgjencë në spitalin e Rrogozhinës.

Duke qenë se gjendja e 28-vjeçarit ishte mjaft e rënduar, ai u vendos te transportohej me urgjencë drejt Tiranës, por ambulanca u detyrua të ndalonte në spitalin e Kavajës, aty ku Dwamena mbërriti pa shenja jete.

Futbollisti ka patur probleme me zemrën prej vitit 2020. Edhe pse mjekët e patën këshilluar të tërhiqej nga karriera si futbollist, Dwamena vazhdoi të luante. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos