Tirana në revolucion. 13 largime dhe asnjë fitim, bardheblutë rindërtojnë ekipin

Nga Dea Kozma
12 Gusht 2026, 15:36 | Futboll

Tirana ka hyrë në një fazë të fortë riformatimi. Bardheblutë kanë mbyllur bashkëpunimin me 13 futbollistë, duke prekur thuajse çdo repart të skuadrës, por pa arkëtuar asnjë euro.

Nga porta në sulm, do të duhet të zëvendësohen këta lojtarë:

Angelo Tafas

Serge Tabeku

Rafael Soza

Rijad Kobiljar

Donat Mehmeti

Oluëabori Falaye

Emanuel Ernest

Henry Marku

Johan Kortez

Edison Kola

Kleandro Lleshi

Emiljano Mihana

Rimal Haxhiu.

Asnjë prej tyre nuk është shitur, pasi largimet janë bërë si lojtarë të lirë me përfundimin e kontratës. Problemi do të mbetet plotësimi i grupit në merkaton që zgjat deri në 31 gusht, shkruan A2.

Hapësira janë krijuar për lojtarë të rinj. Trajneri Dean Klafuric ka nisur të konturojë ekipin kryesor me Ardit Krymin, Erdon Dacin, Bernard Berishën, Drilon Hazrollajn apo sulmuesin kroat Tomislav Kis i konsideruar si afrimi më i rëndësishëm.

Në qendër të merkatos prej kohësh kanë qenë dhe dy nga lojtarët më me vlerë për bardheblutë si Redon Xhixha dhe mbrojtësi i majtë, Ndong, por duket se drejtuesit e klubit janë të bindur se do të qëndrojnë kur na ndan më pak se dy javë nga nisja e sezonit të ri.

Pas fazës përgatitore në Turqi, Tirana u rikthye në kryeqytet për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e parë në Superiore. Bardheblutë përballen me kampionët e Egnatias në 22 gusht, me synimin për ta nisur mirë këtë edicion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos