Ardian Ismajli, në formacionin e javës të Serisë A

Nga A2 CNN
24 Shtator 2024, 12:53 | Futboll

Ardian Ismajli, në formacionin e javës të Serisë A

Këtë fundjavë ka spikatur në Serinë A edhe mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli. 25-vjeçari është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Në sezonin e ri Ismajli ka treguar cilësi të jashtëzakonshme duke bllokuar gjigantët e Bolonjës, Romës dhe së fundmi Juventus.

Në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari, ai është është zgjedhur si një ndër lojtarët më të mirë, ndërsa përkrah tij qëndrojnë emra të mëdhenj si Dimarco, Rijnders, Dybala apo Duvan Zapata. 

Ardian Ismajli, në formacionin e javës të Serisë A (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos