Reali humb me Milanin, por Ancelotti lavdëron Endrick

Nga A2 CNN
1 Gusht 2024, 12:02 | Futboll

Reali humb me Milanin, por Ancelotti lavdëron Endrick

Reali i Madridit e humbi miqësoren e luajtur në turin amerikan përballë Milanit, me rezultatin 1-0, por për Carlo Ançelotin duket se nuk ka vend për dhimbje koke.

Tekniku i “Los Blancos” ka parë vetëm anët e mira të ekipit të tij, duke marrë parasysh se këto janë ndeshje vere dhe me grupin nuk janë bashkuar ende Vinicus Jr, Bellingham, Carvajal dhe Mbappe.

“Brahim ka luajtur mirë, edhe Endrick ka treguar cilësinë e tij. Arda tashmë duket se është në formë të mirë”, tha fillimisht trajneri italian.

Reali humb me Milanin, por Ancelotti lavdëron Endrick

Italiani pas ndeshjes është ndalur të lavdërojë sulmuesin më të ri që ka në organikë, adoleshentin brazilian Endrick, i cili debutoi me fanellën e bardhë.

“Endrick ka diçka të veçantë. Ai është i aftë të arrijë shpejtësinë maksimale në hapësirë, është shumë i aftë. Është shumë e rrallë të shohësh një lojtar të tillë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos