Interesi për sulmuesin, klubi i Premier League ofroi 27 mln euro për Brojën

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 17:55 | Futboll

Interesi për sulmuesin, klubi i Premier League ofroi 27 mln euro për

Armando Broja dhe Çelsi, një histori që duket se nuk do të vazhdojë. Pasi u kthye nga huazimi te Fulham, sulmuesi shqiptar është i destinuar të largohet nga “Stamford Bridge”.

Klubi kërkon të përmirësojë bilancet financiare dhe 22-vjeçari është një prej lojtarëve që do të sakrifikohen.

Me Brojën në merkato, ofertat nuk kanë munguar. Mediat spanjolle zbuluan se për sulmuesin ka interes nga një klub i Premier Ligës, që ka ofruar 27 milionë euro.

Emri nuk është bërë i ditur, por me gjasë bëhet fjalë për Evertonin. Armando Broja ka qenë edhe në radarët e Milanit, që riktheu interesin për ta afruar.

Aktualisht lojtari ndodhet në Shtetet e Bashkuara me Çelsin, me ekipin që është i angazhuar në turneun amerikan përpara startit të sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos