32 milionë euro për Brojën, mbërrin oferta e parë zyrtare te Chelsea

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 13:54 | Futboll

32 milionë euro për Brojën, mbërrin oferta e parë

Emri i Armando Brojës vijon të mbetet një nga më të përfolurit në merkaton e kësaj vere, me Chelsea që kërkon të sistemojë sulmuesin duke përfituar disa miliona euro që do t’i përdorte për të sjellë një makineri golash në “Stamford Bridge”.

Pas zërave që e lidhën me Dortmundin, Milanin dhe Southampton, oferta zyrtare për Brojën ka mbërritur, por vjen nga Liverpuli.

Jo “The Reds” por ekipi tjetër i qytetit, blutë e Everton kanë ofruar 27 milionë paund (32 milionë euro) për të transferuar Brojën në Goodison Park.

Sipas mediave angleze, Chelsea po e shqyrton këtë ofertë dhe ka gjasa të mëdha ta pranojë pasi këto para do t’i përfshinte menjëherë në planin e saj të merkatos për t’i sjellë Enzo Marescas, lojtarët që kërkon ti ketë pjesë të projektit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos