Lajm i bujshëm nga merkato e verës. Liverpuli ka hedhur sytë nga Kristjan Asllani, për t’i besuar mesin e fushës. Mediat britanike shkruajnë se trajneri i ri, Arne Slot kërkon një numër 6 të mirëfilltë dhe mesfushori shqiptar i plotëson të gjitha kriteret.
Ai është i aftë të ndërtojë lojën, të vertikalizojë në manovrat ofensive, por mbi të gjitha të ndihmojë edhe në fazën mbrojtëse. Edhe pse nuk luajti shumë ndeshje si titullar me Interin gjatë sezonit të kaluar, me aktivizimin e tij në Serie A, Kristjan Asllani i ka bindur të gjithë se është kalibër i nivelit të lart.
Jo rastësisht Liverpuli ka hedhur sytë nga ylli kuqezi. Mbetet për tu parë, nëse në orët në vijim interesi do të konkretizohet, apo këto do të mbeten thjesht zëra të merkatos. (A2 Televizion)