Reali "përtac", dalin shifrat e kilometrave të përshkuara ndaj Arsenalit

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 21:09 | Futboll

Reali "përtac", dalin shifrat e kilometrave të

Real Madrid përshkoi 107,5 kilometra në ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Arsenalit në “Santiago Bernabéu”, krahasuar me 116 kilometrat për skuadrën angleze.

Edhe në ndeshjet e para çerekfinale, Reali ishte ekipi që kishte vrapuar më pak nga të tetë ekipet pjesëmarrëse.

Në këto dy ndeshje Real Madrid pësoi 5 gola dhe shënoi vetëm 1, duke treguar se talenti i elementëve të caktuar nuk vlen pa bërë edhe kilometrat.

Në këto dy ndeshje Declan Rice u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, jo vetëm për dy golat e ndeshjes së parë, por edhe për kilometrat e përshkuara.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos