Dëmet e mëdha të makinave, shqiptarët neglizhojnë sinjalet në kroskot

Nga Armend Pire
20 Tetor 2025, 11:41 | Aktualitet

Në Tiranë, e thuajse në të gjithë Shqipërinë, serviset janë plot me makina të dëmtuara. Disa me probleme të rënda në motor, e disa të tjera të aksidentuara nga pakujdesia. Sipas mekanikëve, 85% e shqiptarëve nuk i mirëmbajnë makinat me kontrolle të rregullta për evidentimin e defekteve të mundshme. Shpesh sinjalet në kroskot neglizhohen, duke shkaktuar dëme të cilat kapin shifra të larat riparimi. Në punatën e emisionit “Hotspot” nga gazetari Armend Pire, transmetuar ditën e shtunë në orën 14:30 në A2 CNN, u treguan për mënyrën sesi punohet një ditë në servis.

Ylber Xhameta ka një servis në Mëzez. Prej vitesh ai punon si mekanik, ku një pjesë të viteve të punës i ka në Gjermani. I kthyer sërish në vendlindje, ai zgjodhi të fus në servisin e tij kulturën evropiane të punës, për të pasur një shërbim sa më të mirë për shoferët shqiptarë.

“Kam 26 vite punë. 10 vite në Gjermani, 16 vite në Shqipëri. Dikur punoja dhe unë sipas modelit shqiptar, sot kam përshtatur kulturën e punës nga jashtë. Një makinë që hynë në servis diagnostikohet në të gjitha elementet e saj, do kohën e duhur të riparimit, nuk bëhet asnjë makinë duke anashkaluar një defekt apo duke i plotësuar dëshirën klientit për ta bërë sa më shpejt. Jo. Nuk funksionon kështu më. Çdo gjë do kohën e vetë” – tha mekaniku.

Ylberi tregon se në Shqipëri mungon kultura e kontrollit periodik të makinës. Shumica e drejtuesëve të mjeteve neglizhojnë edhe gjërat më elementare duke shkaktuar probleme të mëdha në mjet me kalimin e kohës.

“Dy kontrolle ka makina, një në shtator për t’i paraprirë dimrit dhe një në mars për t’i paraprirë verës. Kontrollohet vaji, gominat, uji, shihet për defekte të mundshme. Është një shërbim që kushton lirë dhe paraprinë shumë problemeve. Shumica e rasteve ne na vijë makian që kanë dëmtuar motor. Është e pafalshme. Makina të paralajmëron kur ka probleme, ndez sinjalet në kroskot.” – u shpreh mekaniku për A2 CNN.

Drejtuesit e mjetit duhet të kenë shumë kujdes nga shfaqja e llambës së vajit, ngjyra portokalli si paralajmëruese dhe ngjyra e kuqe si rrezik ku shoferi duhet të ndalojë menjëherë. Sipas Ylberit edhe cilësia e gomave duhet të jetë e standardeve europiane dhe jo aziatike teksa këshilloi shoferët që të jenë të kujdesshëm në drejtimin e mjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos